Arifi bënë at që se bëri opozita, lëshon 17 vendime pune (foto)
Lokale

Arifi bënë at që se bëri opozita, lëshon 17 vendime pune (foto)

01.Mar.2013 15:16
0
Komuna e Bujanocit sot ka lëshuar 17 vendime për marrëdhënie pune duke shuar kritikat për largim të punësuarve shqiptarë nga organet komunale. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi përveç që lëshoi këto kontrata pune, ai mbajti në punë me afat të pacaktuar edhe punëtorët që dikur ishin punësuar me kohë të caktuar nga pushteti i kaluar. Prej 17 punëtorëve që sot kanë nënshkruar kontratat vetëm tre i përkasin nacionalitetit serb, kurse 14 të tjerë janë shqiptarë. Nga ky numër 11 kanë fituar të drejtën për  marrëdhënie pune të përhershme ndërsa 6 me një kontratë prej një viti. Në mesin e qytetarëve që sot kanë gëzuar këto vendime janë edhe punëtorët e administratës të cilët për katër vite, nga udhëheqësia e kaluar, janë mbajtur me kontrata të përkohshme. Sipas kryeshefit të administratës komunale Ismet Ametit, konkursi për pranim të 17 punëtorëve ishte hapur më 30 janar të këtij viti. “Ata që ishin për katër vite me kontratë në kohë të caktuar sot kanë zgjidhur këtë problem dhe tani kanë siguruar një vendim të përhershëm për vendin e punës”, është shprehur Ameti./Titulli.com/

Arifi-vendimet2

Arifi-vendimet3

Arifi-vendimet4

Medvegja përgënjeshtron lajmin e gjuetisë
Mustafa: Ta dijë Thaçi, Lugina do vetëm bashkim me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration