Arifi: Avionët shtojnë pasigurinë në Preshevë, qytetarët  ti përmbahen provokimeve
Lokale

Arifi: Avionët shtojnë pasigurinë në Preshevë, qytetarët ti përmbahen provokimeve

28.Mar.2018 19:15
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes njëdeklarate është shprehur se rreth orës 14: 00 qytetarët e komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.

“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë”, ka shkruar Arifi, transmeton Titulli.com.

Ai ka siguruar gjithashtu qytetarët e komunës së Preshevës se ka mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve ndërkombëtarë dhe ka ftuar qytetarët që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane./Titulli.com/

Stankoviq: Gjendja stabile në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Kamberi: Deklaratat fashiste nxisin pasiguri në Luginën e Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration