Ardita Sinani, s'ka plan për zhvillimin ekonomik në Preshevë? (video)
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në një emision në Rtv "Aldi", duke folur për qëllimet kryesore të saja tha se tërheqja e donatorëve të huaj si dhe përmirësimi i kushteve për bizneset lokale është prioritet i qeverisjes së re lokale.“Bizneseve lokale ti jepet një rëndësi e veçantë për lehtësimin e kushteve të tyre si dhe sigurimi i kushteve nga qeveria e Serbisë përmes subvencioneve për ngritjen e vazhdueshme të kapacitetit të biznesit vendor”, theksoi mes tjerash Sinani, transmeton Titulli.com.
Ajo tha se përveç tërheqjes së donacioneve të huaja qasje më të madhe duhet ti jepet bizneseve lokale.
“Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike aktuale të Preshevës avancimi i bizneseve lokale si dhe sjellja e donacioneve të huaja do të ndihmonin shumë përmirësimin e gjendjes aktuale të qytetarëve të Preshevës”, është shprehur kryetarja e Preshevës.
Gjatë emisionit, Ardita Sinani nuk përmendi ndonjë investim të mundshëm nga jashtë apo plan ekonomik që jepë shpresë për hapjen e vendeve të reja të punës në komunën e Preshevës dhe nuk prezantoi asnjë plan konkret për zhvillim ekonomik./Titulli.com/