Ardita Sinani rizgjidhet kryetare e PVD-së në Preshevë
Partia për Veprim Demokratik në degën e saj në Preshevë ka rizgjedhur për kryetare Ardita Sinanin për një mandat të dytë.
Kumtesa e PVD-së:
Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve nëpër nëndegë, gjatë ditës së sotme Partia për Veprim Demokratik mbajti Kuvendin e degës me delegatët e zgjedhur nga ky proces.
Kryetari i PVD, Riza Halimi dhe kryetarja e degës, Ardita Sinani i uruan suksese këtij Kuvendi dhe delegatëve të ri të zgjedhur nga zgjedhjet që PVD i zhvilloi nëpër të gjitha nëndegët.
Gjatë punimeve të Kuvendit, Ardita Sinani u rizgjodh kryetare e degës së PVD në Preshevë.
Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçant aktualizimi i çështjes së kësaj treve pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Temë tjetër e Kuvendit ishin edhe zgjedhjet për Këshillat Nacionale, për të cilat qëndrimin definitiv PVD do ta merr pas mbledhjes së kryesisë e cila do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.
22.09.2018
Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik