Ardita Sinani pritet nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni
Lokale

Ardita Sinani pritet nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

31.Jan.2022 22:37
0

Kryetarja e komunës së Preshevës është pritur në Gjilani nga kryetari i komunës, Alban Hyseni.

"Ne, kryetarët e Komunave, vijmë e shkojmë. Por, Presheva dhe Gjilani çdoherë e më shumë do të bashkëpunojnë. Kjo u dëshmua edhe sot me mirëpritjen e kryetarit të ri të Gjilanit, z.Alban Hyseni", ka shkruar mes tjerash në Facebook Ardita Sinani.

Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:

Ne, kryetarët e Komunave, vijmë e shkojmë 
Por, Presheva dhe Gjilani çdoherë e më shumë do të bashkëpunojnë.
 
Kjo u dëshmua edhe sot me mirëpritjen e kryetarit të ri të Gjilanit, z.Alban Hyseni.
 
E falenderova për ftesën. E urova për detyrën e re. Rishpreha përkushtimin tonë për thellimin e traditës sonë të partneritetit.
 
Dinamizimi i bashkëveprimit bilateral Preshevë-Gjilan, përfshirë ai rajonal në trekëndshin Preshevë – Gjilan – Likovë e Kumanovë, sa i përket tërheqjes së IPA fondeve të Bashkimit Evropian, ishin temat e sotme kryesore të takimit tonë.
 
Pata gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të marrë bashkërisht pjesë me z.Hyseni, në manifestimin kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2022”, që organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë
 
Faleminderit Gjilan 
 
Komuna e Bujanocit konkurs për ndihmë financiare për studentët (apliko+dokumentet)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration