Ardita Sinani pritet në komunën e Prishtinës, planifikohen aktivitete
Lokale

Ardita Sinani pritet në komunën e Prishtinës, planifikohen aktivitete

01.Oct.2021 17:54
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani u takua me Shpend Ahmetin, kryetar i komunës në Prishtinë.

Postimi i plotë në Facebook i Ardita Sinanit:


Eliminimi i pengesave burokratike nga ana e Thesarit të Serbisë  për donacionin që Komuna e Prishtinës i dhuroi Preshevës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë e Raincë, ishte tema qendrore e takimit që pata sot në Prishtinë me kryetarin e Komunës, z.Shpend Ahmeti.

E falenderova për gatishmërinë e tij për të proceduar rreth zgjidhjeve alternative për ta shmangur këtë pengesë.

Me z.Ahmeti biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit  kulturor mes Prishtinës dhe Preshevës.

Diskutuam po ashtu për mundësinë e mbajtjes së takimit të ardhshëm të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në Preshevë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration