Ardita Sinani pret delegacionin nga  Komitetit të Helsinkit: Serbia pa interesim
Lokale

Ardita Sinani pret delegacionin nga Komitetit të Helsinkit: Serbia pa interesim

16.May.2021 07:58
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur delegacionin nga  Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi që po qëndrn në Luginë.

Postimi në Facebook nga Ardita Sinani:

Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko sot vizitoi komunën e Preshevës, ku pata kënaqësinë ta pres në kabinetin tim.
 
Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave.
 
Në këtë takim mjaft bashkëpunues diskutuam për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve.
 
Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës me znj. Biserko, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre.
Federata Shqiptare e Futbollit hap zyrën e saj në Preshevë për zbulimin e talenteve shqiptare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration