Ardita Sinani: Presheva tregoi pjekuri poltike
Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Arduta Sinani ka uruar për procesin e zgjedhjeve të 24 prillit. Ajo ka falënderuar qytetarët që treguan pjekuri politike dhe qetësi/Kjo është deklarata e plotë e Ardita Sinanit:
Të nderuar anëtarë, aktivistë, votues të PVD-së e ju qytetarë të komunës së Preshevës. Ju faleminderoj me rrespekt që u bëtë pjesë e votimit të djeshëm. Treguat pjekuri, maturi, qetësi e që zgjedhjet përfunduan mbarë pavaresisht se për kë votuat. Shprehi me përulesi mirenjohjen e të gjithe atyre qe më votuan dhe besuan mua e PVD-në.
Ju të nderuar qytetarë i bëtë keto zgjedhje të ndershme, demokratike, të lira gjë që skanë qenë më parë. Një faleminderim i posaçëm i takon forumit rinor të PVD-së që me energjinë, aktivitetin, entuziazmin e punën e palodhur i dhanë fushatës hijeshi.
Ju faleminderit shumë! Ardita Sinani-kryetare e degës së PVD-së në Preshevë