Ardita Sinani, pjesë e seancës parlamentare për gratë e politikës në Kosovë
Lokale

Ardita Sinani, pjesë e seancës parlamentare për gratë e politikës në Kosovë

15.Mar.2017 19:15
0
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në një seancë të veçantë parlamentare para grave deputete si dhe asamblistëve të komunave të Kosovës, për fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike në shoqëri në të cilën mori pjesë edhe Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës.

"Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset evro-atlantike.Kur e them këtë, kam parasysh faktin se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm e real, nëse gjysma e popullatës nuk është e përfshirë në jetën publike dhe ekonomike të shoqërisë", tha Veseli.

Ai tha se barazia gjinore nuk është çështje e retorikës ditore politike e as standard formal apo dekorativ për të përmirësuar imazhin e këtij apo atij subjekti.

“Një faktor shumë i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të barabarta mes gjinive dhe avancimit të pozitës së femrës në shoqëri, padyshim është pavarësia financiare e femrës. Realizimi i plotë i buxhetimit gjinor është fitorja e radhës dhe me rëndësi të veçantë në luftën tonë të përbashkët”, theksoi kryetarja e Preshevës Ardita Sinani.

Arifi i dërgon selame PVD-së: Ky është fillimi për ne, kurse fundi për ATA!
Ish kryetari i Preshevës Arifi ashpërson gjuhën ndaj Riza Halimit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration