Ardhmëria e gazetarisë, mediat online dhe rrjetet sociale (Foto)
Në organizim të Ambasadës së SHBA-së në Beograd në bashkëpunim me organizatën IN, në qytetin e Nishit është mbajtur seminari treditorë (13 "“ 15 korrik) "Mediat e reja "“ Aftësitë praktike".Në këtë seminar, me ligjëruesin amerikan, Dr. Bill Silcock, nga shkolla e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv të Universitetit shtetëror të Arizonas, janë prekur një numër subjektesh aktuale rreth ndryshimit të qasjes së publikut në informim, duke filluar me ndikimin e rrjeteve sociale, portaleve informative, si dhe mediat klasike vizive.
Grupi prej katërmbëdhjetë gazetarëve nga rajone të ndryshme të Serbisë, me anë të punëtorive kanë arritur të identifikojnë fuqinë e rrjeteve sociale dhe portaleve online, të cilat edhe pas një ankete të zhvilluar me qytetarë, doli se informimi përmes internetit po bënë një ndryshim rrënjësor në gazetari dhe format e deritanishme.
Me këtë rast profesori Bill Silcock dha disa shembuj mbi mënyrën e punës në mediat Amerikane në versionin online, duke kërkuar nga ndjekësit e seminarit që ato t’i zbatojnë në punën e tyre.
Ai foli edhe për fuqinë e rrjeteve sociale si: Facebook, Tëitter, Linkedin, Instagram dhe programe tjera të bazuar në platformë të ngjashme.
Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u arrit të identifikohet se informimi më i shpejtë i qytetarëve në ditët e sotme po arrihet përmes internetit, dhe një pjesë e madhe e popullatës së re, nga anketa e realizuar, informacionet e para i marrin nga portalet informative dhe rrjetet sociale.
Pikërisht për suksesin e mediave online, ditën e fundit të punëtorisë, një tregim pozitiv rreth arritjes së mediumit online me seli në Nish, JuzneVesti, me temë “Rrjetet sociale”, e bëri gazetarja Jelena Caniq.
Në këtë punëtori treditore, nga mediat e Nishit, pjesëmarrës ishin këta gazetarë: Vladimir ÄorÄ‘ević - Media dhe qendra reformuese, Milena Milošević - Južne vesti, Marko Smiljković – GraÄ‘anin, Milan Petković – televizioni i Nishit, Stefan Komadinić - RTV Belami, Miša Milojević - Narodne novine, Miodrag Stanković - TV Zona plus dhe Neven Obradović nga Fakulteti Filozofik.
Gazetarë pjesëmarrës nga rajoni ishin: Nikola Lazić - Vranjske novine, Marija Nikolić - JugMedia Leskoc, Dragan Vesić - TV Alt Aleksinc, Argjent Goga - Titulli, Bujanoc, Aleksandra Pavlović-ÄorÄ‘ević - Kanal M, Paraqin dhe Zoran Savić - TV Pirot.
I vetmi medium online shqiptarë, pjesëmarrës në këtë seminar, lidhur me ardhmërinë e informimit, mediat online dhe ndikimin e rrjeteve sociale, ishte portali Titulli.com nga Lugina e Preshevës.
Vlen theksuar se një punëtori e ngjashme me Dr. Bill Silckok është mbajtur edhe në Beograd nga data 9 deri më 11 korrik. /Titulli.com/