Aprovohet plani për kufizim të ujit në Bujanoc gjatë verës (orari)
Ndërmarrja Publike "Komunalia" merr pëlqimin e këshillit komunal të komunës së Bujanocit për kufizimin e ujit të pijshëm për sezonin veror në raste të nevojës dhe mungesës.Semi Aliji shef për investime dhe instalim në këtë ndërmarrje gjatë paraqitjes së kërkesës tha se kjo gjendje është e nevojshme për shkak se disa zona nuk kanë ujë fare gjatë sezonit veror dhe për balancimin e situatave.
“Në funksionim të rregullt janë 13 rezervuare të ujit të pijshëm dhe se kemi mjaftueshëm rezerva të ujit por në rast nevojave do të hyj në përdorim plani i paraparë për ndërprerje të ujit të pijshëm”, theksoi Aliji, shkruan Titulli.com.
Kërkesa për kufizim të ujit në situata të nevojshme e tij u aprovua gjatë seancës së 18 të këshillit komunal./Titulli.com/