Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit prej 938 milion dinarë
Lokale

Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit prej 938 milion dinarë

28.Dec.2015 18:34
0
Kuvendi Komunal i Bujanocit, pas disa orëve diskutimesh, miratoi sot buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2016, me vlerë të përgjithshme rreth 938.095.000 milionë dinarë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, buxhetin për vitin 2016 të kësaj komune e quajti “buxhet të zhvillimit të vazhdueshëm infrastrukturor, të zhvillimit ekonomik lokal dhe buxhet për zhvillimin e arsimit”.

Këshilltarët e opozitës propozim buxhetin për vitin 2016 të komunës së Bujanocit e kritikuan pasi, sipas tyre, nuk ka pasur debat publik me qytetarët, ndërsa mjetet janë përqendruar në infrastrukturë, e jo në zhvillimin e ekonomisë dhe bujqësisë, shkruan titulli.com.

Ragmi Mustafa, shef i grupit parlamentar të PVD-së opozitare nuk u pajtua me Arifin, duke theksuar se “me këtë buxhet nuk mund të ndikojmë në zhvillimin ekonomik dhe në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë”, duke e quajtur “buxhet zgjedhor”.

Rafet Xhelili nga PVD tha se duhet më tepër të ndahen për zhvillimin e bujqësisë, pasi siç u shpreh ai, vetëm një për qind e buxhetit janë paraparë për bujqësinë.

Enver Ramadani, gjithashtu nga PVD, buxhetin e quajti “buxhet për mbulimin e gropave”, duke aluduar në projektet e parapara për mirëmbajtjen e rrugëve, kryesisht në fshatrat serbe.

Zëvendëskryetari i komunës, Stojança Arsiq, i cili pati debat të ashpër me këshilltarët e opozitës, këto kritika i vlerësoi si “tendencioze”.

Këshilltari Shpend Xhelili nga Breznica, i cili në këtë seancë u largua nga Partia Demokratike në pushtet, theksoi se nuk është i kënaqur me investimet në Malësinë e Bujanocit dhe punësimin e qytetarëve të kësaj ane.

“Asgjë nuk është bërë, posaçërisht për punësimin e qytetarëve të kësaj ane. Ky është një turp historik”, tha Shpend Xhelili.

Vlerësimet e Xhelilit i kundërshtoi këshilltari nga radhët e PD-së, Samet Latifi, i cili tha se Malësia paska gabuar në zgjedhjen e Xhelilit si këshilltar./Titulli.com/

 

 

Pse nuk e përkrahte UÇPMB-ja Riza Halimin si Rugovën UÇK-ja? (Video)
Kryqi i Kuq në Bujanoc ndihmon tejkalimin e krizës së refugjatëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration