APN përgatit listën, Arbër Pajaziti i nominuar për kryetar të komunës së Bujanocit
Lokale

APN përgatit listën, Arbër Pajaziti i nominuar për kryetar të komunës së Bujanocit

13.Mar.2020 07:38
0

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc ka përgatitur listën për pjesëmarrje në zgjedhje lokale dhe ka nominuar, Arbër Pajazitin për kryetar të mundshëm të komunës së Bujanocit.

“Listës prej 41 kandidatëve për këshilltarë do t’i prijë, Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit- Komandant Lleshit.Për befasinë e të gjithëve, kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është i rradhitur me numrin gjashtë në këtë listë.Megjithatë, Pajaziti mbetet i nominuar për kryetar komune nga ky subjekt politik”, thuhet në njoftimin e APN-së, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij njoftimi lsta e APN-së do të quhet “Alternativa për Ndryshim- Arbër Pajaziti”, kurse moto e saj do të jetë „Alternativa Shqiptare” dhe ditët në vazhdim do të duhet të kompeltojë nënshkrimet e nevojshme për të dorëzuar listën në komisionin komunal zgjedhorë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 26 prill të këtij viti ndërsa deri më tani janë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje 4 lista shqiptare./Titulli.com/

Mbyllet kufiri Maqedoni e Veriut-Serbi, i hapur vetëm vendkalimin Preshevë-Tabanocë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration