APN në Bujanoc reagon ndaj Stankoviq, filmi duhet të shfaqet
Lokale

APN në Bujanoc reagon ndaj Stankoviq, filmi duhet të shfaqet

18.Apr.2019 15:38
0

Fismir Jahiu nga dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc ka reaguar ndaja deklaratave të kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq lidhur me shfaqjen apo mosshfaqjen ndaj filmit “Kufiri Ballkanik” në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc.

“Fillimisht Stankoviq të lajmëroj se cilat masa janë ndërmarr ndaj Marko Gjuriq për fyerjet që i bëri popullit shqiptar në komunikatën e fundit. Qeveria e Serbisë qenka ngritur për të mbrojtur lirinë e komunitetit artistik, kjo qeveri që bëri propagandë për filmin “Teret” ende pa u shfaqur duke e quajtur “ Anti-Serb”, qeveri paragjykuese. Pastaj kërkesa vjen nga një Trup qe duhet të shuhet urgjentisht pasi nuk plotësoj asnjëherë qëllimin e ekzistimit tij”, ka shkruar Jahiu në facebook.

Përkundër ndalesës që  i është bërë është shfaqjes së këtij në filmi në shtëpinë  e kulturës në Bujanoc, Jahiu është shprehur se  filmi duhet të shfaqet pavarësisht se është film i dështuar, raportin Titulli.com.

 “Filmi duhet të shfaqet jo se e kërkon qeveria, por se ne jemi të hapur. Për fund kam një kërkesë për të gjithë ju që kërkuat nga drejtori që filmi të mos shfaqet, e tash ikni, mbështeteni drejtorin. Mos lejoni që paragjykuesi të ju akuzoj për paragjykime”, ka shkruar Jahiu./Titulli.com/

Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo-shqiptare në Bujanoc
Çka përmban filmi “Kufiri i Ballkanit” që nuk po shfaqet në Bujanoc (video-trailer)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration