APN: Koalicioni në Bujanoc për zgjedhjet parlamentare, ka shkelur Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020
Lokale

APN: Koalicioni në Bujanoc për zgjedhjet parlamentare, ka shkelur Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020

01.Mar.2022 08:26
0

Alternativa për Ndryshim ka reaguar ndaj njoftimit për themelimin e listës së parë shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 3 Prill në Serbi.

Kumtesa e plotë në Facebook Alternativa për Ndryshim:

ALTERNATIVA për Ndryshim me indinjatë të thellë, referuar Komunikatës së PVD-së të publikuar në rrjetin social Facebook, ka konstatuar se ky subjekt politik në fjalë ka arritur qëllimin e tyre për të përçarë skajshmërisht spektrin politik shqiptarë në Luginën e Preshevës.
 
Ky akt vulgar politik i cili ka shkelur Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020, të nënshkruar në Tiranë për krijimin e Listës së Përbashkët Shqiptare, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbështetur zyrtarisht nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
 
ALTERNATIVA konsideron se lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” e iniciuar nga Partia për Veprim Demokratik, duke shantazhuar partnerët e tij në pushtetin lokal në Bujanoc për pjesëmarrje të dhunshme në këtë listë dhe duke i shkelur në mënyrë flagrante parimet dhe marrëveshjen e lartpërmendur, pasqyron qartë qasjen tendencioze të kryetarit të PVD-së dhe agjendës së tij ekonomiko-politike mbi unitetin kombëtar shqiptarë.
 
Theksojm, se në gjitha takimet me përfaqësues të spektrit politik të Luginës së Preshevës, në përjashtim me PVD-në është theksuar se Marrëveshja e Tiranës paraqet një themel të rëndësishëm për unitetin e shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, rradhitja e kandidatëve bëhet sipas fuqisë politike në Luginën e Preshevës. Pas kësaj qëndron Lëvizja për Reforma, ndërsa partitë tjera edhe pse gjatë bisedimeve kanë konfirmuar parimet e Marrëveshjes së Tiranës, kanë rënë preh e shantazhit të Kryetarit të PVD-së nën pretekstin se ai duhej të bëhet kandidat i parë në listë, përndryshe do të rrënojë partneritetin e koalicionit në pushtetin lokal në Bujanoc.
 
Lista të tilla të bazuara në shantazhe politike përjashtojnë faktorët relevant të shoqërisë shqiptare dhe rrjedhimisht nuk përfaqësojnë vullnetin dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
 
Tani, me Lëvizjen për Reforma kemi filluar negociatat dhe hapat konkrete për të krijuar një listë të bazuar në Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020. Listë e cila pasqyron si vullnetin e qytetarëve për bashkim, ashtu dhe reflekton vullnetin e atyre që janë peng në listën përçarëse të PVD-së.
 
Preshevë, 28.02.2022
 
Shërbimi për Informim
 
Alternativa për Ndryshim
 
 
 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration