APN grumbullon 3000 nënshkrime për zgjedhjet parlamentare në Serbi
Alternativa për Ndryshim ka njoftuar se kanë grumbulluar mbi 3000 nënshkrime për përkrahjen e listët zgjedhore "Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e bashkuar" për zgjedhjet parlamentare në Serbi, shkruan Titulli.com.
“Alternativa për Ndryshim në programin tonë politik synim ka unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë të Preshevës, gjë që ka ndodhur tanimë për herë të parë pas 20 viteve dhe duke qenë të unifikuar do ta ngrinim zërin dhe do të bëjmë faktorizimin e shqiptarëve në Serbi”, thuhet një njoftimin e APN-së.
APN është subjekti politik më i votuar në komunën e Preshevës në zgjedhjet lokale më 2018 duke marrë afro 6900 vota dhe në listën e përbashkët përfaqësohet me dy kandidatë të mundshëm për deputet në parlamentin e Serbisë.
Ky subjekt shpreson se të bashkuar do të dalim triumfues më 21 qershor 2020 duke votuar për zgjedhjet parlamentare listën shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Alternativa për Ndryshim është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 19 maj në Preshevë mes 5 subjekteve politike shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare./Titulli.com/