APN ashpërson gjuhën ndaj Kamberit dhe Mustafës, fushatë shpifëse
Lokale

APN ashpërson gjuhën ndaj Kamberit dhe Mustafës, fushatë shpifëse

10.Apr.2019 12:05
0

Alternativa për Ndryshim përmes një kumtese ka akuzuar PVD-në për politikën lokale që po bënë në Luginë  e Preshevës.

“Që nga humbja e pushtetit si dhe fillimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2018, Partia për Veprim Demokratik me kryetar Shaip Kamberin ka iniciuar fushata politike të bazuara në kauza shpifëse, anticivilizuese dhe mbi të gjitha përçarëse dhe antidemokratike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e APN-së.

Në bazë të kumtesës shihet se është ashpërsuar gjuha ndaj partive opozitare dhe udhëheqësit të ri të PVD-së, Shaip Kamberi i cili po qeverisë më komunën e Bujanocit.

Kjo është kumtesa e plotë e APN-së: 

Alternativa për Ndryshim ka shqyrtuar situatën politike në Komunën e Preshevës duke konstatuar se sulmet gjithnjë më agresive verbale si dhe në disa raste fizike nga funksionarët e PVD-së kanë sjellur një ambient të vrazhdë politik në Luginën e Preshevës. Që nga humbja e pushtetit si dhe fillimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2018, Partia për Veprim Demokratik me kryetar Shaip Kamberin ka inicuar fushata politike të bazuara në kauza shpifëse, anticivilizuese dhe mbi të gjitha përçarëse dhe antidemokratike. Vërehet qartë një mëri e pajustifikueshme në seancat e Kuvendit komunal në Preshevë me qëllim destabilizimi politik si dhe përçarje e skajshme për interesa të ulëta sunduese në komunën tonë.

Veprimeve të tilla i bashkangjitet edhe peticioni për shkarkimin e drejtorit të vetëm shqiptar në Serbi, e cila vlerësohet si një farsë e paparë mashtruese politike e dekadave të fundit në Luginën e Preshevës. Intersimi i vogël i qytetarëve të Komunës së Preshevës për këtë akt politik nuk pengoi PVD-në që të manipuloj me qytetarët duke shënuar pa dëshirën e tyre si dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ky është niveli politik me të cilën PVD është duke bërë opozitën në Komunën e Preshevës duke shkelur dhe nëpërkëmbur vullnetin politik të qytetarëve, ndërkaq aktivitetet tjera “opozitare” sinkronizohen me PDSH-në dhe dirigjohen drejtëpërdrejt nga Ragmi Mustafa i cili është akuzuar një dekadë për përvoja korruptive në Komunën tonë. Krijesat komplotiste provinciale që synojn pushtetin mbi koston e përçarjes së skajshme të shqiptarëve kanë faktizuar në dekadat e fundit se kanë për synim interesat ekonomike të një rrethi të ngushtë feudalësh duke hapur mjete dhe insinuata të tjera propagandistike mbi vlerat njerëzore dhe kundër zhvillimeve progresive dhe pozitive në vendin tonë. Ne mund të kemi këndvështrime, qëndrime dhe interpretime të ndryshme politike por nuk mund të harrohet dot se të pangopurit dhe paeturit për pushtet janë plagët e kësaj shoqërie. Ftojm të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, simpatizantët dhe anëtarët e Alternativës për Ndryshim mos të bien preh e inskenimeve propagandistike të konstruktuar enkas për perçarje dhe sundim në Komunën tonë!

Këshilli për Informim i APN-së

Preshevë, 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration