Ansambël tunxhi nga Prishtina mban koncert në Bujanoc (Video)
Lokale

Ansambël tunxhi nga Prishtina mban koncert në Bujanoc (Video)

15.Jun.2015 21:21
0
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc ishte vendi në të cilin të hënën performoi ansambël tunxhi nga Prishtina, i përbërë nga instrumentistë profesionist.

Ansambli “Prishtina Brass” para publikut të vendas performoi me muzikë të mirëfilltë shqipe dhe botërore nga kompozitorët më të njohur shqiptare dhe të huaj.

Mbajtja e këtij koncerti të rrallë në Bujanoc, sipas organizatorëve, kishte si qëllim sensibilizimin dhe nxitjen e qytetarëve për të dalluar, evidentuar dhe respektuar muzikën e mirëfilltë me vlerat që ka, si ate botërore gjithashtu edhe muzikën tonë kombëtare, raporton Titulli.com.

Publiku pjesëmarrës në koncert është ndarë i kënaqur me prezantimin e një muzike rrallë të dëgjuar në rajonin tonë.

Deri më tani “Prishtina Brass” është prezantuar në disa qytete të Kosovës dhe Maqedonisë. /Titulli.com/

VIDEO

Fillojnë testimet për pranin në shkollat e mesme në Bujanoc
Preshevë, çdo ditë nga 200 emigrantë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration