Anketa: Të krijohen 2 blloqe politike shqiptare në Luginë të Preshevës?
Lokale

Anketa: Të krijohen 2 blloqe politike shqiptare në Luginë të Preshevës?

13.Feb.2022 08:37
0

Redaksia e Titulli.com ka realizuar një anketë online me lexuesit në pyetjen se “A duhet të krijohen 2 blloqe politike shqiptare në Luginë të Preshevës?.

Në bazë të anketës  në të cilën kanë marrë pjesë 3633 votues online në ueb-faqen e titulli.com,  1738 (43%) lexues kanë votuar PO, 650(22%)  kanë votuar me JO dhe 1245 (34%) kanë votuar E domosdoshme.

Anketa është realizuar ueb-faqen e www.titulli.com në periudhën 7-12 shkurt 2022 dhe se ky  është një hulumtim joshkencor që reflekton vetëm opinionin e pjesëmarrësve.

Në tekstin e publikuar në fillim anketës është se sipas një pjesë të opinionit thonë se kështu do të krijohet një garë mes politikës shqiptare dhe zhvillim i demokracisë në nivel lokal duke e shtrirë garën politike pastaj edhe në pushtetin lokal në Bujanoc dhe Preshevë si dhe zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Diskutimet e partive politike shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë po vazhdojnë edhe në krijimin e një apo dy listave zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 3 Prill.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi më 2020 shqiptarët janë përfaqësuar me një listë të përbashkët unike të mbështetur nga shteti shqiptar.

Votimi i anketës online i realizuar në uebfaqen www.titulli.com ,  1738 (43%) lexues kanë votuar PO, 650(22%)  kanë votuar me JO dhe 1245 (34%) kanë votuar E domosdoshme.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration