Angjella nga Bujanoci me zemër të re
Lokale

Angjella nga Bujanoci me zemër të re

24.Jul.2013 04:04
0
Pas transplantimit të zemrës në Vjenë të Austrisë, 13 vjeçarja Angjella Alleksiq është kthyer në shtëpi, në Boroc të Bujanocit, e shëruar, e shëndetshme dhe e buzëqeshur. Operacioni ishte i rëndë, shërimi mori kohë, ndërsa periudha para transplantimit ishte veçanërisht e vështirë. [caption id="attachment_81417" align="alignleft" width="300"]Andela Aleksic Andela Aleksic[/caption] Korrikun e kaluar është transmetuar historia e dymbëdhjetëvjeçares Angjella Alleksiq, vajza e cila kishte të nevojshëm një transplantim të zemrës. Për një vit familja Alleksiq ka arritur që me ndihmën e shumë njerëzve të vullnetit të mirë të mundin sëmundjen dhe burokracinë. Tani Angjella me motrën dhe vëllain luajnë në oborr dhe mund të ngasë biçikletën. Para një viti zemra i punonte me kapacitet 28 për qind, në atë kohë ajo pushonte, rrinte shtrirë, merrte dozën e përditshme të barnave, dhe priste. “Tani gjithçka është normale, si gjithë fëmijët e shëndoshë”, thotë babai i Angjellës, Sllavoljubi, “vetëm se tani deri sa të jetojë duhet të pijë barnat në mënyrë që organizmi të mos refuzoj indet e huaja”. Zemrën e re Angjella e ka fituar më 3 janar, raporton RTS. “Më tha: Mami më është lajmëruar një një xhaxhi, tha se kam fituar zemrën e vajzës së tij, më uroi të jem e gjallë dhe e shëndetshme dhe të jetojë njëqind vjet dhe më dëshiroi shërim të shpejt”, ka thënë Marina Alleksiq. Koha ishte armik, por ja që njerëzit ishin human. Për disa muaj ishte grumbulluar gjysma e shumës se nevojshme nga 130.000 euro. Në atë kohë, sipas fjalëve të Ljubinka Millovanoviq nga OJQ “Ndihmo jetën”, aksionit mbështetës iu kishin bashkangjitur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Vranjë, familja Tomiq, kompania Simpo, kisha ortodokse Serbe. Derisa Angjella shërohej në Vjenë, afër saj ishin prindërit dhe vëllau. Në Boroc e prisnin motra Jovana dhe gjyshja, e cila thotë se tani kur Angjella ka përballuar të gjitha është më e gëzuara në botë. Shtëpia përplot me mysafirë dhe të gjithë dëshirojnë të shohin Angjellën dhe ta ndihmojnë edhe më tutje. Dejan Triçkoviq,kryetar i Kuvendit të qytetit të Vranjës, ka thënë se do të tentojë të ndihmojë rreth strehimit dhe punësimit. Tani Angjella një herë në muaj duhet të udhëtojë deri në Vjenë në kontrollime ndërsa në gusht e presin provimet e lëshuara nga klasa e gjashtë të cilat do t’i kompensojë./Titulli.com/
Shpërthejn zjarret në deponinë e qytetit të Preshevës
Fejzullahu: Ministria kërkon përsëritje të zgjedhjeve në shkollat e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration