Anallizë: Çka ndodhi me lapidarin?
Lokale

Anallizë: Çka ndodhi me lapidarin?

26.Jan.2013 11:20
0
Sikurse shumëherë, edhe ditëve të fundit liderët e Luginës së Preshevës gabuan kur deklaruan se lapidari, që policia serbe e hoqi nga qendra e Preshevës, ndodhet në Beograd. Deklaratën liderët shqiptarë e mbështetën në mediat serbe. Por, këto të fundit ndërkohë pohojnë se lapidari ndodhet shumë më afër. Në Nish, ku, sipas Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë, po ruhet “për shkaqe sigurie”. Kjo, meqë pritet që pala shqiptare dhe ajo serbe të diskutojnë lokacionin e ri për vendosjen e lapidarit. Po të mos ishte kështu, shteti serb sigurisht që atë do ta ruante në formë guralecësh. Në frymën e shprehjes së mendimeve dhe veprimeve të shumta kuturu të këtyre ditëve, sigurisht që ishte edhe deklarata e paradokohshme e kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, se lapidari aktualisht ndodhet në Beograd. “Komunikimi me Beogradin zyrtar ka qenë edhe ashtu i dobët. Kryesisht po bëhet përmes mediave, dhe prej mediave serbe kemi kuptuar se lapidari është në selinë e Ministrinë së Drejtësisë, në Beograd, për t’u proceduar më pas sipas vendimeve që do të merren”, theksoi me bindje Mustafa. Ç’është e vërteta, që nga 20 janari, lapidarit – që u vendos në rimorkion e një kamioni, para zyrës së Mustafës - i humbet çdo gjurmë. Por, në ndërkohë mediat serbe, në të cilat thirren liderët preshevarë, njoftuan se lapidari nuk rrugëtoi fort larg Preshevës, dhe se ai që atë ditë fillimisht u vendos në një depo të Drejtoratit për menaxhimin e mallrave të konfiskuar. Për më tepër, mediat e jugut të Serbisë insistojnë se, jozyrtarisht, dihet që lapidari ndodhet në Vrajë apo Nish, respektivisht, në ish-kapelën e burgut të Shtëpisë Korrektuese, që tashmë nuk është në përdorim. Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Milica Vuckovic, i tha portalit ‘Juzne Vesti’ se, “ajo që më është thënë është se lapidari ndodhet në njërën prej depove të Drejtoratit për menaxhimin e mallrave të konfiskuar”, por pa përmendur emrin e qytetit ku ndodhet depoja në fjalë. “Lokacioni nuk tregohet për shkaqe sigurie, për të mos ardhur deri tek ndonjë dëmtim eventual i lapidarit. Mirëpo, ai po ruhet në njërën prej depove”, sqaroi ajo. Nga ana tjetër, përkundër insistimit të liderëve Luginës, se ndërrimi i lokacionit të lapidarit kurrë s’do të jetë opsion, duket se heqja e tij i bëri që të ndryshojnë mendim. Sipas gazetës serbe ‘Danas’, përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë dhe liderët shqiptarë të Luginës do të diskutojnë për lokacionin e ri ku do të mund të vendoset lapidari. Në takim me shqiptarët pritet të marrin pjesë kryetari i Trupit Koordinues për Luginën, Zoran Stankovic, dhe ish-paraardhësi i tij, ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic. Palët mbi tavolinë “do të kenë një listë të gjatë të çështjeve, për të cilat do të bisedohet me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, me ndërmjetësimin e OSBE’së”, thekson gazeta. I pyetur nga ‘Danas’ nëse do të ndodhë legalizimi ligjor i lapidarit të larguar nga hyrja e Kuvendit Komunal të Preshevës, zëvendëskryetari i aktual u këtij kuvendi, Skender Destani, pohoi se, “më e rëndësishmja është që të ulen tensionet, dhe të rikthehet besimi i ndërsjellë brenda korpusit politik shqiptar, i cili falë qëndrimeve të caktuara u tregua jo-unik”. Rrjedhimisht, nëse konfirmohet e gjithë kjo që u tha më lartë, shtrohet pyetja se: përse kjo lëvizje nuk u bë me kohë; ende pa ndodhur ‘makenballi’, në dukje, i panevojshëm në Preshevë, në mëngjesin e 20 janarit? Apo, bazuar në atë që thotë z. Destani, mos e gjithë hallakama ndodhi kot, vetëm sa për të testuar unitetin e “korpusit politik shqiptar”? Përgjigja e parë, mbase, do edhe të ishte po, por atëherë lapidari do të hiqej thjesht si një objekt i zakonshëm, i ndërtuar pa leje. Respektivisht, ishte tensionimi i gjendjes ai që i hapi rrugë legalizimit të lapidarit – i cili, për këtë shkak edhe po ruhet në depot e shtetit serb. Përndryshe, pavarësisht protestave (të shfrenuara, vandale dhe të paide) në Kosovë, ne të gjithë e dimë se si do të përfundonte e tëra, apo jo? Lapidari sot do të ekzistonte në formën e një grumbulli guralecësh të mermertë. Përgjigja e dytë është se, sado e dhimbshme, situata e fundit dëshmoi qartë se është vërtet fat i madh që pak çka varet nga uniteti i “korpusit politik shqiptar”. Jo vetëm në Luginë./Titulli.com/
Përçahen liderët e Luginës, nuk takohen në Preshevë
Ndalohen 11 emigrantë në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration