Analiza për informimin shqip e mbështetur në media “fantome” në Bujanoc, KKSH diskuton online
Lokale

Analiza për informimin shqip e mbështetur në media “fantome” në Bujanoc, KKSH diskuton online

07.Sep.2020 10:30
0

Në raportin e fundit të publikuar nga një analizë dhe hulumtim i bërë nga Nedim Sejdinoviq nga Asociacioni I Pavarur i Gazetarëve të Vojvodinës paraqet gjendjen e informimit të mediave në gjuhën e pakicave në  Serbi.

Sipas këtij raporti problem i madh mbetet përmbajtja mediale kuantitative në gjuhën e pakicave dhe cilësia e tyre, shkruan Titulli.com.

Sipas këtij raporti lidhur me informimin shqip ka marrë për bazë referencë disa media inekzistente dhe që nuk prodhojnë përmbajtje mediale dhe kështu ka anashkaluar mediat që për të vite të tëra janë marrë vetëm me problematikën e pakicës shqiptare dhe fuqizimin e transparencës në nivel lokal.

Ky raport (apo analizë) është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Serbi por që nuk paraqet qëndrim zyrtar të kësaj organizate ndërsa kontribut të vazhdueshëm më herët ka dhënë zyrtari për informim në zyrën e OSBE-së në Bujanoc i cili si duket kësaj here (nëse ka assituar në këtë hulumtim) ja ka huqur me qëllim apo nën ndikimin e interesave të ulëta grupore dhe ka devijuar nga listimi i mediave që prodhojnë lajme lokale në gjuhën shqipe.

Ky hulumtim është bërë për periudhën nëntor-dhjetor 2019 për mediat në gjuhën e pakicave që funksionojnë në territorin e Serbisë.

Autori i kësaj analize në një publikim të një manuali për informimin në gjuhën e pakicave, shqiptarët i ka përshkruajë se shumica 5,809  (sipas regjistrimit të vitit 2011 mbulim jo i plotë) jetojnë më komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në diskutimet online rreth këtij raporti ka marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar por që nuk është dhënë hollësi publike për vërejtjet e tij./Titulli.com/

Halili: NP “Komunalia” po zgjidh problemet e trashëguara me vite (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration