Ambasadori Orizio: Shqiptarët duhet të regjistrohen me emër dhe mbiemër korrekt në Serbi
Lugina

Ambasadori Orizio: Shqiptarët duhet të regjistrohen me emër dhe mbiemër korrekt në Serbi

17.May.2019 14:09
0

Ambasadori I OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio gjatë ditës ka zhvilluar takim në Beograd me kryetarët e komunës së  Nishit, Leskovcit dhe Vrajës dhe kryetarët e komunave Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.

 “Tema e takimit ishte zhvillimi i një katalogu të emrave dhe mbiemrave shqiptare. Kjo nismë e rëndësishme do t'u mundësojë anëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë në Serbi që emrat dhe mbiemrat e tyre të regjistrohen në mënyrë korrekte”, ka shkruar Orizio.

Sipas tij Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbrojtësi i qytetarëve dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptar po mbështesin nismën e ministrisë së administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale në Serbi.

Në fotografitë e publikuar shihet pjesëmarrës kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndërsa nga komuna e Bujanocit nuk është parë se a ka marrë pjesë ndonjë përfaqësues në mungesë të kryetarit të komunës, Shaip Kamberi./Titulli.com/

Hahn: SHBA-ja e rëndësishme si mbështetëse e dialogut Kosovë-Serbi
Anadrinia në kujtesën folklorike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration