Ambasadori i Turqisë viziton Bujanocin, dhuron kamion turk me kilometrazh 00 (video)
Ambasadori i Turqisë në Beograd,Hami Aksoy ka vizituar komunën e Bujanocit dhe ka ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi.
Gjatë këtij takimi është biseduar për planet e investimeve që mund të bëjë ambasada e Turqisë në Beograd së bashku edhe me organizatën TIKA.
Arifi ka potencuar se komuna e Bujanocit ka pasur gjithmonë raporte të mira me ambasadën Turke si dhe me organizatën TIKA dhe i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë në Beograd.
Pas takimit përfaqësuesit e ambasadës së bashku me kryetarin Arifi vizituan edhe bashkësinë lokale Bilaç, ku nga banorët e kësaj bashkësie lokale i'u bë një pritje madhështore ambasadorit Turk në Beograd, Hami Aksoy.
Ambasadori u shpreh shumë faleminderues për pritjen madhështore që i'a kishin bërë banorët e Bilaçit.
Gjithashtu në takimin me banorët e fshatit z.Aksoy u njoftua se ka pasur një kërkesë drejtuar ministrisë së shëndetsisë së Turqisë për ndërtimin e një spitali për Luginën e Preshevës, ku ambasadori i'u premtoi se do ta shqyrtojë këtë kërkesë pasi janë vetëm dy muaj që Aksoy është zgjedhur ambasadori ri i Turqisë në Beograd.
Pas takimit me banorët e fshatit ambasadori i'a dhuroi kryetarit të komunës së Bujanocit çelësat e kamionit për mbledhjen e mbeturinave që i'a kishte bërë dhuratë, i cili ishte kamion modern, prodhim turk me kilometrazh 00.
Gjithashtu organizata TIKA për banorët e këtij fshati kishte dhuruar edhe disa sera për kultivimin e perimeve që t'i ndihmojnë sado pak në ekonomi banorët e këtij fshati./rtvaldi/