Ambasadori i Shqipërisë qëndron në Luginë, shqiptarët kërkojnë reciprocitet
Lokale

Ambasadori i Shqipërisë qëndron në Luginë, shqiptarët kërkojnë reciprocitet

07.Sep.2015 17:00
0
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd ka qëndruar të hënën në Luginë të Preshevës me ç'rast është takuar me liderët institucional lokal.

Ambasadori shqiptar Ilir Boçka së pari ka ndaluar në Bujanoc ku është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu. Ambasadori është pritur edhe në Preshevë nga kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa.

Siç mësohet temë e takimeve ishte situata politike në Luginë e krijuar sidomos pas Marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për formimin e Asociacionit të serbëve të Kosovës.

Liderët lokal institucional kanë njoftuar ambasadorin Boçka me kërkesat e tyre për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, duke nënvizuar domosdoshmërinë e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruan Titulli.com.

Kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, përmes një kumtese të lëshuar pas takimit ka njoftuar daljen me një deklaratë të përbashkët politike të kuvendarëve, përmes së cilës do të paraqiten kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Musliu thekson se është koha e fundit që zëri i këtij rajoni të dëgjohet dhe të zgjidhen problemet. /Titulli.com/

Kërkohet mbledhje urgjente për tekstet mësimore
Spastrim etnik në Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration