Ambasadori i Shqipërisë Ilir Boçka takon liderët e Luginës (foto)
Lokale

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Boçka takon liderët e Luginës (foto)

18.Sep.2014 16:31
0

Ambasadori i sapo emëruar i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka ka qëndruar sot në Luginë të Preshevës me ç’rast është takuar me liderët institucional shqiptarë.

Diplomati shqiptarë gjatë qëndrimit në këtë rajon është takuar me kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafën dhe Nagip Arifin si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë Galip Beqirin.

Temë diskutimi ishte situata politike në Luginë të Preshevës në veçanti rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve të këtij rajoni në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar.

“Na vjen mirë që ka angazhim për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, deklaroi pas takimeve ambasadori shqiptar Ilir Boçka raporton Titulli.

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri duke folur për zgjedhjet ka shprehur shqetësimin lidhur me përgjysmimin e numrit të anëtarëve të Kryesisë së Këshillit nga ana e Qeverisë së Serbisë duke nënvizuar angazhimin për të kthyer numrin e anëtareve në 29, e jo në 15-të si ka vendosur Ministria e Pushtetit Lokal.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e vizitës së kryeministrit Edi Rama që pritet të realizohet gjatë muajit tetor si dhe përgatitje për një pritje vëllazërore.

Edhe kryetarët e komunave shprehën shqetësimet e tyre, ndërsa njoftuan ambasadorin për vendimet e marra lidhur me zgjedhjet për KKSH.

“Është njoftuar me problemet aktuale politike në Luginë të Preshevës. Kemi biseduar edhe për shumë tema të tjera të cilat janë në interes të shqiptarëve. Të dyja palët jemi dakorduar që bashkëpunim ambasadë-pushtet lokal të vazhdojë edhe në të ardhmen, por ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër”, ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Ambasadori Boçka u ndalë edhe te rëndësia e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Beograd e paraparë të zhvillohet më 22 tetor. 

“Janë duke u marrë të gjitha masat që vizita e Ramës në Beograd më 22 tetor të jetë një vizitë e mbushur me përmbajtje dhe takime të shumta, të ketë çështje që i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”.

Në vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, sipas ambasadorit diskutimet rreth shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës do të jenë pjesë e agjendës së tij.

“Ai e ka kujdesin dhe vëmendjen edhe tek ju”, ka thënë ambasadori Ilir Boçka.

Vlen theksuar se diplomati shqiptarë për herë të parë sot në mënyrë zyrtare qëndroi në Luginë. Vizitën e filloi me takimet në Preshevë për të vazhduar më pas në Bujanoc.

Në fillim të muajit gusht të këtij viti ambasadori shqiptar kishte pritur në një takim dy deputetët nga Lugina, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin./Titulli.com/

Bujanoc: As-asët e hem-hemët e Luginës!
Shqiptarët e Luginës po plaçkiten nga Shoqata e Sigurimeve!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration