Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Boçka dhe Shqipim Arifi zotohen në thellimin e bashkëpunimit
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi prit në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Boçka.Takimi ishte njoftues por nuk u anashkaluan dhe tema të tjera që janë në interes të banorëve të komunës së Preshevës.
Ambasadori, Ilir Bocka uroi kryetarin e ri për vizionin dhe për përpjekjet që po bëhen për të kapur kohën për të vazhduar përpara.
Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Preshevës theksoi se është kënaqur që është relaksuar gjendja politike në komunën e Preshevës dhe se bashkëpunimi me ambasadën shqiptare në Beograd do të vazhdojë fuqishëm gjatë periudhës vijuese./A.Saqipi/Titulli.com/