Ambasadori i SHBA-së Scot takon kryetarin Shaip Kamberi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd Kyle Scott, qëndroi për drekë pune në Bujanoc me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.Temë e takimit ishte rëndësia e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, çështja e teksteve shkollore dhe nostrifikimit të diplomave.
{Me Ambasadorin Scott u diskutua edhe për situatën politike në Luginë të Preshevës dhe rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve në rrugën institucionale{, thuhet në njoftimin e Kamberit.
Shaip Kamberi ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten miq tanë në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit evropian./Titulli.com/