Ambasadori i Rusisë Çepurin  dhe ministri Vulin, vizitojnë përmendoren në Bujanoc
Lokale

Ambasadori i Rusisë Çepurin dhe ministri Vulin, vizitojnë përmendoren në Bujanoc

15.Aug.2015 12:35
0
Aleksandër Vulin, ministër për Punë dhe Çështje Sociale së bashku me ambasadorin e Rusisë Aleksandër Çepurin ka vendosur kurora lule në përmendoren e cila është zhvendosur nga fshati Lluçan në vendin "Srpska Kuca" në Bujanoc.

“Ky është një vend i nderimit për ata dhe viktimave të tyre, gjithashtu edhe për familjet e tyre dhe gjithë ata që para vetes  vendosën interesat e shtetit  dhe popullit të tij”, deklaroi Vulin, shkruan vecernjenosti, transmeton Titulli.com.

Në pyetjen se çka ka ndodhë me familjet e të rënëve të pjesëtarëve të ministrisë së punëve të brendshme, Vulin është përgjigjur se ministria përkatëse është duke u kujdesur për pjesëtarët e vet e posaçërisht për familjarët e tyre.

“Të gjithë kanë pensionet dhe jam i sigurt se të gjithë marrin kujdesin e duhur”, deklaroi Vulin.

Ndërsa ambasdori i Rusisë,  Aleksandër Çepurin deklaroi se kjo është një përmendore e pjesëtarëve të policisë dhe xhandarmerisë, të cilët kanë dhënë jetën për mbrojtjen e njerëzve të thjeshtë.

“Ky është një vend i mirë por edhe prekës dhe është mirë që kjo përmendore gjendet përskaj kishës dhe urojë që asnjëherë mos të vije deri te ajo që të rinjtë tonë të japin përsëri jetën e tyre”, theksoi Çepurin. 

Pllaka përkujtimore me emrat e pjesëtarëve të policisë dhe njësisë speciale të rënë në këtë rajon, gjatë konfliktit të armatosur me UÇPMB-në gjatë vitit 2001 ishte vendosur në vitin 2012 mbi fshatin shqiptar Lluçan të Komunës së Bujanocit.

Ndërsa në mënyrë të heshtur është zhvendosur më 4 korrik të këtij viti dhe tani gjendet në afërsi të kishës “Shën Jovana” tek vendi “Srpska Kuca” në komunë të Bujanocit./Titulli.com/

Kompania "Dekori" nga Bujanoci, shembull i punës dhe suksesit (foto)
Neshat Shaqiri varroset në vendlindje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration