Ambasadori i Norvegjisë në Beograd takoi përfaqësuesit e Preshevës dhe Bujanocit
Lokale

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd takoi përfaqësuesit e Preshevës dhe Bujanocit

16.Aug.2017 17:33
0
Kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi, qëndruan në një takim pune në Ambasadën e Norvegjisë në Beograd.

Në takim me ambasadorin Arne Sannes Bjornstad, përveç situatës së përgjithshme politike në Luginë të Preshevës u shtruan edhe kërkesat konkrete për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe atyre komunale.

Kryetarja Sinani dhe Kamberi edhe në këtë takim, insistuan që në takimin e radhës së formatit të ambasadorëve "Miqëve të Luginës", të ftohen përfaqësuesit institucional të shqiptarëve për të raportuar për situatën aktuale në Luginë të Preshevës./k.b.p/

Syneti falas më 17 dhe 18 Gusht në Preshevë dhe Bujanoc
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagim për tekstet shkollore shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration