Ambasadori i Norevgjisë në Beograd: Mos u habisni kur tjerët thonë Presheva është
Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kur Preshevën dhe Bujanocin i quajti Kosovë Lindore, ka thënë se deklarata të tilla nuk ndihmojnë.Por, thotë Bjornstad në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ata që flasin për Kosovën si pjesë integrale e Serbisë, sikurse edhe për atë se një pjesë e marrëveshjes së normalizimit duhet të përmbajë edhe “rregullimin” e kufirit, nuk duhet të habiten kur pjesë tjera të Serbisë quhen Kosovë Lindore, transmeton Titulli.com.
“Dëgjoj se njerëzit flasin për rreziqe nëse vizitojnë Kosovën. Unë e kam vizituar disa herë Kosovën, kam shëtitur me veturë me targa të Beogradit pa asnjë incident”, ka thënë Bjornstad.
Ai nuk e mohon se incidentet ndodhin, por mendon se ata që s’e kanë vizituar Kosovën i zmadhojnë rreziqet./Titulli.com/