Ambasadori: Është e rëndësishme që nuk po dëgjohet më shprehja bojkot
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Peter Burkhard.
Ai ka njoftuar ambasadorin Burkhard për funksionimin në këto katër vite, proceset institucionale të cilat i ka nisur dhe arritjen e rezultateve të prekshme në fushat për të cilat është kompetent KKSH, gjithashtu ia paraqiti edhe problemet dhe sfidat me të cilat KKSH është përballur.
Beqiri e ka falënderuar për interesimin e vazhdueshëm që ka treguar OSBE jo vetëm për këtë institucion por edhe për avancimin e bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë.
Ndërkaq, ambasadori Burkhard shprehi mendimin pozitiv për rolin institucional të KKSH-së si bartës kryesor i zhvillimit të bashkësisë shqiptare, pavarësisht problemeve të shumta me të cilat është përballur gjatë këtyre 4 vjetëve.
Burkhard shtoi se ajo çka është e rëndësishme për të gjithë ne se në këto zgjedhje po garojnë të gjitha subjektet politike, por edhe shoqata jo-qeveritare dhe kësisoj më nuk po dëgjohet ma shprehja bojkot./Titulli.com/