“Ambasadorët” e Luginës në vizitë te Arifi (foto)
Lokale

“Ambasadorët” e Luginës në vizitë te Arifi (foto)

27.Dec.2013 17:33
0
Dy sportistët që po lënë emër në fushën e gjelbërt të futbollit, sot kanë qëndruar në një takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Gjelbrim Taipi si dhe Arbnor Fejzullahu të premten kanë vizituar të parin e komunës, ku simbolikisht ia kanë dhuruar nga një fanellë të klubeve përkatëse, gjegjësisht kombëtares. Arifi-futbollistet-2 Dy ish futbollistët e KF Tërnoci, që gjithmonë në zemër kanë klubin ku i morën hapat e para të karrierës, kanë falënderuar Arifin për mikpritjen, nga i cili, në shenjë kujtimi për rezultatet e arritura morën nga një dhuratë me stemën e komunës së Bujanocit. Arifi-futbollistet-3“Çdo person që përfaqëson Luginën e Preshevës ndihet i kënaqur, sidomos kur atë ta shprehin kur kthehesh në vendlindje dhe të përkrahin që të arrish sa më lartë”, tha pas takimit Arbnor Fejzullahu, i cili tashmë mbron ngjyrat e klubit “Besa” nga Kavaja, Shqipëri. “Ta përfaqësosh Luginën e Preshevës është një kënaqësi e madhe pasi unë dhe Arbnori jemi dy lojtarët e parë nga Lugina që e kemi vesh fanellën kuq e zi”, u shpreh Gjelbrim Taipi, raporton Titulli. Taipi i cili ka luajtur në ligën e parë në Maqedoni duke i mbrojtur me sukses ngjyrat e klubit “Shkëndija” nga Tetova, tani luan për klubin zviceran Wil që garon në Challenge League (ligën e dytë).Arifi-futbollistet-4 Ky sportist tërnocas nuk harroi të falënderojë edhe ata që kontribuan për suksesin që ka arrit deri tani. “Jam i kënaqur që jam futbollist i shkollës KF Tërnoci. Këtë sukses unë dhe Arbnori nuk e kemi arrit vetëm mirëpo me ndihmën e ish trajnerit të ndjerë Rexhep Adili si dhe trajnerit të tanishëm Sedat Pajazitit”, u shprehë Taipi, i cili njëherit uroi kryetarin në vazhdimin në punën e tij të suksesshme që është duke e bërë në komunë të Bujanocit. Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit, dy mysafirët e tij i ka vlerësuar si ambasadorët më të mirë që i ka Lugina. “Futbollisti i njohur Gjelbrim Taipi ka dhënë një kontribut të madh, jo vetëm në sferën e futbollit kombëtar por edhe të atij ndërkombëtar. Ndërsa, edhe Arbnor Fejzullahu ka dhënë kontribute të larta në këtë sport”, tha ndër të tjera Arifi. Arifi-futbollistet-5Duke i dëshiruar shëndet dhe sukses dy talenteve nga Tërnoci, Arifi tha se “këta sportistë janë ambasadorë të Luginës por edhe të kombit shqiptar në vendet në të cilat paraqesin aftësitë e tyre”. Vlen theksuar se dy futbollistët, përveç që luajnë për klubet përkatës të futbollit, ata njëherit janë edhe lojtarë të Kombëtares Shqiptare U21. Arbnor Fejzullahu luan në pozitën e mbrojtësit, ndërsa Gjelbrim Taipi mesfushorë-sulmues./Titulli.com/   _________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
100 shtëpi për Luginën: Premtuan para, nuk e japin asnjë euro
KKSH: Probleme serioze në përdorimin e dygjuhësisë në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration