Ambasada e Turqisë në Beograd shënon përvjetorin e pavarësisë (Foto)
Lokale

Ambasada e Turqisë në Beograd shënon përvjetorin e pavarësisë (Foto)

30.Oct.2015 15:06
0
Ambasada turke në Beograd ka kremtuar 92 vjetorin e themelimit të shtetit me pritjet solemne të bëra personaliteteve vendore dhe diplomatëve të huaj në Serbi.

Në mesin e të ftuarve, në këtë përvjetor ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Ai me një prononcim për Titullin ka deklaruar se përveç që ka uruar ambasadorin e Turqisë në Beograd Mehmet Kemal Bozaj për 92 vjetorin e pavarësisë, ka falënderuar edhe për interesimin e këtij shteti për pakicën shqiptare në Serbi.

Njëherit ka kërkuar që Turqia të vazhdojë angazhimin duke ndihmuar në forma të ndryshme rajonin e Luginës së Preshevës.

Turqia është republikë demokrate, laike, unitare, kushtetuese ndërsa sistemin e saj politik e themeloi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923. /Titulli.com/

Nxënësit në bojkot, librat ende në doganë (Foto & Video)
Lumi i Tërnocit do të futet në shtrat (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration