Ambasada e Turqisë: Ardhja e Erdoganit në Preshevë jo e sigurtë?
Paralajmërimi i vizitës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan se gjatë muajit Qershor do të qëndrojë edhe në komunën e Preshevës akoma nuk është vërtetuar.Redaksia e Titulli.com gjatë ditës ka kontaktuar ambasadën e Turqisë në Beograd dhe është njoftuar se vizita e Erdogan në Serbi e posaçërisht në Preshevë ende nuk është në protokollin e agjendës.
“Akoma nuk është e sigurt se do të realizohet një vizitë e tillë në Preshevë dhe brenda dy muajve do të kuptohet se a mundë të organizohet një vizitë e tillë dhe agjenda e kompletë ende nuk dihet”, tha burimi i Titulli.com brenda ambasadës së Turqisë në Beograd.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë muajit Tetor të vitit 2017 ka qenë për një vizitë zyrtare në Serbi dhe ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesit e bizneseve dhe ka nënshkruar kontrata bashkëpunimi./Titulli.com/