Adnan Salihu mundë të bëhet kryetar i kuvendit, a është stabil koalicioni?
Adnan Salihu, këshilltarë në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit mundë të zëvendësojë pozitë e kryetarit të këtij institucioni pas situatës së re të krijuar. nga vdekja e Jonuz Musliut.Ai për mediat serbe është shprehur se nuk mundë të demantoj apo vërtetoj se ai mundë të zgjidhet kryetar o kuvendit komunal në Bujanoc për të trashëguar pozitën e ish Jonuz Musliut, shkruan Titulli.com.
Salihu tha se vendimi do të sjellë shumë shpejtë duke respektuar rregullat procedurale.
Redaksia e Titulli.com është njoftuar se Lëvizja e Progresit Demokratik gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit dhe ka vendosur për trashëgimtar të përfaqësuesit zyrtarë të partisë Adnan Salihu.
LPD në mbledhjen e njëjtë nuk ka vendosur akoma se kush mundë të jetë kandidatë për kryetar të kuvendit komunal në Bujanoc.
Adnan Salihu duke folur për koalicionin qeverisës është shprehur se koalicioni është stabil dhe se nga pasiguria politike nuk ka askush përfitime./Titulli.com/