Ambasada e Turqisë në Beograd shënon përvjetorin e pavarësisë (Foto)
Ambasada turke në Beograd ka kremtuar 92 vjetorin e themelimit të shtetit me pritjet solemne të bëra personaliteteve vendore dhe diplomatëve të huaj në Serbi.Në mesin e të ftuarve, në këtë përvjetor ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu.
Ai me një prononcim për Titullin ka deklaruar se përveç që ka uruar ambasadorin e Turqisë në Beograd Mehmet Kemal Bozaj për 92 vjetorin e pavarësisë, ka falënderuar edhe për interesimin e këtij shteti për pakicën shqiptare në Serbi.
Njëherit ka kërkuar që Turqia të vazhdojë angazhimin duke ndihmuar në forma të ndryshme rajonin e Luginës së Preshevës.
Turqia është republikë demokrate, laike, unitare, kushtetuese ndërsa sistemin e saj politik e themeloi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923. /Titulli.com/