Ambaluncës në Letovicë nuk i jepet leja nga ministria, të shndërrohet funksionimi
Lokale

Ambaluncës në Letovicë nuk i jepet leja nga ministria, të shndërrohet funksionimi

12.May.2017 12:24
0
Në mbledhjen e Këshillit Komunal në Bujanoc të mbajtur sot u diskutua edhe për ambulancën shëndetësore në fshatin Letovicë që banorët janë në pritje të hapjes, objekti i ndërtuar para 4 viteve.

Ragip Hyda,  anëtarë i këshillit komunal shprehi shqetësimin duke pyetur drejtoreshën e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc , Lela Jovanoviq për mos funksionimin e objektit, shkruan Titulli.com.

“A do të hapet ambulanca në Letovicë pasi që kërkesa ka mjaft nevoja është e madhe dhe nëse jo atëherë pse  objekti nuk shfrytëzohet për diçka tjetër”, ishte pyetja e Hydës drejtuar Jovanoviq.

Ajo duke u përgjigjur në foltore tha se hapja e kësaj ambulante varet nga  instancat më të larta shtetërore e jo nga ato lokale kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë.

 “Kërkesa është bërë por përgjigja ka qenë negative për shkak të mungesës së kuadrove me këtë të fundit shtëpia e shëndetit po përballet kohëve të fundit shumë”, është shprehur Lela Jovanoviq.

Ndërsa në diskutimet e anëtarëve të këshillit komunal është kyçur edhe anëtari Burhan Halili i cili tha se që nga koha e ndërtimit të këtij objekti ideja ka qenë që komuna e Bujanocit të mundësoj funksionimin e kësaj ambulance.

Objekti i destinuar për shërbime mjekësore në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit është ndërtuar në vitin 2013 ndërsa politika lokale shqiptare nuk po arrit të funksionalizoj këtë objekt qoftë për shërbime mjekësore apo diçka tjetër./Titulli.com/

Policia kapi të dyshuarin që vodhi 16 mijë dinarë në kishën e Bujanocit
"Kandili ndriçues" në Bujanoc fillon aksionin humanitar për muajin e Ramazanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration