Alternativës  për Ndryshim në Preshevë i bashkohen edhe 3 këshilltarë të PDSH-së
Lokale

Alternativës për Ndryshim në Preshevë i bashkohen edhe 3 këshilltarë të PDSH-së

26.Feb.2017 17:32
0
Alternativa për Ndryshim tani është bërë me 14 këshilltarë në kuvendin komunal pas bashkimit të 3 këshilltarëve të PDSH-së, njofton APN.

“Duke pas parasysh programin politik të Alternativës dhe sukseset e pandërprera të politikës zhvillimore të pushtetit lokal dhe duke bindur edhe një pjesë të opozitës për këtë, sot zyrtarisht një grup prej 3 këshilltarëve të opozitës nga radhët e PDSH-së janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të APN-së në Kuvendin Komunal”, kështu thuhet në njoftimin e APN-së.

Sipas kryesisë së partisë Alternativa për Ndryshim bëhet fraksioni më i madh në Kuvendin Komunal dhe me këtë edhe partia politike më e fuqishme në komunën e Preshevës.

Vlen të theksohet se këto informacione janë vetëm të APN-së dhe se nuk janë të konfirmuara pasi që nuk janë përm,endur emrat e këeshilltarëve./Titulli.com/

E konfirmuar: "Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti Nishani me 7 mars do t'a vizitoj Bujanocin"
PDSH: Transferimi i 3 këshilltarëve në Alternativën për Ndryshim i mundshëm (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration