Alternativa për Ndryshim viziton amerikanët, Presheva është izoluar totalisht!
Lokale

Alternativa për Ndryshim viziton amerikanët, Presheva është izoluar totalisht!

19.Aug.2015 14:05
0
Në komunën e Bujanocit, me ndihmën e gardës kombëtare të Ohajos po implementohen dy projekte renovimi çerdhja "Gëzimi ynë" dhe shkolla e muzikës.

Financimi i këtyre projekteve po bëhet nga shteti Ohio përmes ambasadës së SHBA-së në Beograd dhe punët po kryhen nga mbi 40 pjesëtarë të gardës kombëtare të Ohajës dhe ushtrisë serbe.

Delegacioni i subjektit më të ri politik shqiptarë, Alternativës për Ndryshim nga Presheva, në shenjë falënderimi vizitoi ushtarët që po punonin dhe u njohën më në detaje me mbarëvajtjen e projekteve.

Gjatë bisedave me eprorët e gardës nga Ohajo, përfaqësuesit nga Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi dhe Armend Aliu pasi u informuan me rrugën që duhet ndjekur për të iniciuar bashkëpunime të tilla edhe në komunën e Preshevës u shprehën se është mëkat që komuna e Preshevës është izoluar totalisht dhe që nuk ndjek mundësitë për donacione, të cilat lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe përmirësojnë kushtet e jetës.

“Kjo vizitë është bërë në emër të banorëve të Preshevës dhe Bujanocit, si mirënjohje dhe shprehje e vullnetit për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Me kapacitet njerëzor që çdo ditë po na bashkëngjiten, do të jetë fare e lehtë për Alternativën që të ndërtoj partneritete të tilla bile edhe atë për projekte edhe më madhore e më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Alternativës për Ndryshim.

Sipas tyre takimi i  radhës do të zhvillohet në ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe se Alternativa për Ndryshim do të elaborojë mundësinë që vitin e ardhshëm të konkretizohet iniciativa për projekte të ngjashme në Preshevë. /Titulli.com/

Kirby dhe Gashiq të enjten në Bujanoc në përfundimin e "Asistencës humanitare"
Benedikt në Preshevë: Serbisë 3,2 milionë euro për emigrantët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration