Alternativa për Bujanocin zyrtarizohet më 25 dhjetor
Pas një sërë paraqitjesh mediale të nismëtarëve të saj, Alternativa për Ndryshim, në Bujanoc, do të zyrtarizohet më 25 dhjetor të këtij viti.Sipas informacioneve qe ka Portali Informativ “ Titulli “ ky subjekt politik është duke i bërë përgatitjet e fundit që paraqitja e parë zyrtare të realizohet siç është më së miri dhe ajo të dalloj nga provomimet tjera që janë bërë deri më sot.
“ Të Dielën, më 25 dhjetor , në sallën e vogël të shtëpisë së kultureës, në Bujanoc, do të mbajmë Këshillin Nismëtar, ngjarje kjo e cila me padurim po pritet nga anëtarësia jonë potenciale, sidomos rinia “, thekson burimi i “ Titullit “ brenda APN-së së Bujanocit.
“ Edhe pse nuk kemi bërë thirje publike për pjesëmarrje, na gëzon fakti se interesimi është i jashtëzakonshëm, gjë kjo e cila është dëshmuar nga takimet e deritanishme qoftë me individë, qoftë me grupacione të ndryshme të cilat e shohin veten si pjesë të APN-së “, thotë ndër të tjera ky burim, duke shtuar se ekziston një përfshirje e strukturave nga të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit.
Në takimin e Këshillit Nismëtar, përveç bashkëpartiakve nga Presheva nuk do të ketë mysafirë tjerë të ftuar, kurse një gjë e tillë do të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm me rastin e Kuvendit Zgjedhor, të cilit do t’i paraprijnë organizimet e zgjedhjeve nëpër të gjitha nëndegët e Bujanocit.
I njëjti burim flet se përveç aktiviteteve që janë pjesë e agjendës së Këshillit Nismëtar, të njejtën ditë do të promovohen edhe hapsirat e këtij subjekti politik të cilat janë pak metra larg ndërtesës së komunës së Bujanocit./Titulli.com/