Alternativa pë Ndryshim hesht ndaj zgjedhjeve partiake në Preshevë (dokument)
Lokale

Alternativa pë Ndryshim hesht ndaj zgjedhjeve partiake në Preshevë (dokument)

30.Aug.2017 12:48
0
Ish-Kryetari i komunës së Preshevës dhe kryetari i Alternativës për Ndryshim (APN), Shqiprim Arifi ka injoruar kërkesën e shumicës së nëndegëve të partisë së tij për kuvend zgjedhor, që do të mundësonin krijimin e kuvendit të partisë, shkruan gazeta zeri.

Në kërkesën e nënshkruar nga kryetarët e njëmbëdhjetë nëndegëve nga gjithsejtë njëzet e një sa ka APN kërkohej nga Arifi që t’i iniciojë zgjedhjet e brendshme partiake për ta zgjedhur kuvendin e partisë. Por edhe pas disa muajve, Shqiprim Arifi nuk ka treguar vullnet politik për të përfillur kërkesat e shumicës së nëndegëve të tij.

Si parti e re politike, APN kishte garuar në zgjedhjet e fundit lokale me organe inicuese.

Pas nëntë muajsh ushtrimi të pushtetit, ajo pati dalur në opozitë si pasojë e prishjes së koalicionit me partnerin e saj, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit.     

Kriza në APN shpërfaqet në kohën kur shumica e tanishme lokale parlamentare në Preshevë ka humbur shumicën dhe kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale në muajt në vijim./Zeri/


Bujanoc: Në shkollën e mesme "Sveti Sava" priten edhe nxënësit refugjatë për 2017/2018
Në komunën e Bujanocit 383 nxënës në klasën e parë për vitin shkollor 2017/2018, zvogëlohet numri (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration