Aliu: Bashkimi me Kosovën ka ngjallë shpresa në Luginë të Preshevës
Zëvendëskryetari I komunës së Preshevës, Armend Aliu duke folur për idenë e fundit të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nëse arrihet një marrëveshje eventuale është shprehur se politika shqiptare është kundër parcelizimit të Luginës në rast të bashkimit me Kosovën.
“Nuk jemi pro bashkëngjitjes së pjesëve të caktuara të Luginës së Preshevës me Kosovën por jemi si tërësi territorial dhe se jemi kundër ndarjeve me autostradën e korridorit 10 sepse do të mbeten afro 15 mijë shqiptarë “, ka thënë Aliu në një emision në RTK, transmeton Titulli.com.
Aliu theksoi se e gjithë vëmendja e Luginës së Preshevës është e orientuar për bashkimin me Kosovën sepse në këtë mënyrë zgjidhet një çështje jetike për këtë rajon.
Sipas tij kjo e tezë e fundit ka ngritë shpresa të mëdha te shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan Titulli.com dhe në rast të dështimit të këtij diskutimi do të dëshpërojë banorët shqiptarë që do të ndikojë në rritjen e migrimit.
Ai deklaroi se migrimi në Luginë të Preshevës është në shkallë shumë të lartë dhe shqetësues./Titulli.com/