Akuza nga Vuçiq ndaj deputetit shqiptarë në parlamentin e Serbisë: Fjalimet e Kamberit të diktuara (video)
Në seancën e sotme në kuvendin e Serbisë janë shkëmbyer akuza të rënda mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe deputetit popullor Shaip Kamberi, shkruan Titulli.com.
Vuçiq akuzoi Kamberin se fjalimet e tij janë të diktuara ndërsa Kamberi tha se ai po tenton të trajtoj si përfaqësues të kujt.
Vuçiq i kërkoi Kamberit që serbët të futen në qeverisjen lokale në Bujanoc dhe në Preshevë duke i thënë se kishte ambicie të bëheni ministër apo zëvendësministër, transmeton Titulli.com.
Më tepër shikoni videon e parlamentit të Serbisë të seancës live dhe aty mundë të dëgjohen diskutimet e plota mes Vuçiq dhe Kamberi.
Në këtë seancë të kuvendit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke raportuar para deputetëve në Kuvendin e Serbisë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.