Aktiviteti tradicional "Duart e Vyeshme" prezantohet në Bujanoc
Në ambientin e shtëpisë kulturës në Bujanoc solemnisht është hapur aktiviteti tradicional "Duart e Vyeshme" e organizuar për 18 herë me radhë dhe u prezantuan e u shërbyen ushqime të ndryshme tradicionale shqiptare.Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se është kënaqësi të marrësh pjesë në ketë lloj organizimi ku përveç veshjeve tradicionale shtëpia e kulturës kësaj radhe po prezantohen edhe ushqimet tradicionale shqiptare.
Jetmir Ismaili, drejtori i shtëpisë së kulturës falënderoi zonjat të cilat kishin përgatitur ushqime tradicionale shqiptare enkas për këtë organizim, shkruan Titulli.com.
Për dallim nga herët tjera këshilli organizativ i ka ndërruar karakterin e zakonshëm të manifestimit tradicional duke e përcjellë me këngë të vjetra qytetare nga këngëtari Skender Halimi.
Gjatë vitit 2016 në aktivitetin e njëjtë “Duart e Vyeshme” u patën prezantuar 22 pjesëmarrës me punime të ndryshme artizanale, ekspozitë të fotografisë nga artist lokal. /Titulli.com/