Aktivistja Sonja Biserko takoi përfaqësues politik e civil në Medvegjë
Një grup akitivistësh në Medvegjë takuan aktivistja Sonja Biserko, shefe misionit te Helsinkut ne Beograd, e shoqeriar nga Isabela Kisiq drejtoreshe ekzekutive, Jelena Krstiq drejtuese e programit dhe Bashkim Fazliu.
"Në disa orë të qëndrimit të saj në mjediset e AFEDS, mysafirët nga Beogradi degjuan dëshmi konkrete të qytetarëve tanë që kanë humbur të drejta themelor, per shkak të procesir të pasivizimit të adresave. Miqtë e mi, nga shoqeria civile të 3 komunave, i njohën aktivistët serbe me diskriminimin konkret të shqiptarëve. Fehmi Beha, Kujtim Sadriu, Bajram Mustafa, Ajva,Fadil Mustafa", thuhet në një njoftim të publikuar nga Muharrem Salihu, këshilltar komunal në Medvegjë.
Siipas Salihut, raporti që do përgatisin do të shërbejë si provë e fuqishme dhe e besueshme e denoncimeve tona. Procesi i mbrojtjes së të drejtave tona, I ndalimit të shpopullimit të shqiptarëve, do të vijojë fuqishëm.