Aksion në Preshevë: " Ku është kultura dhe Villa Mustafa"
Lokale

Aksion në Preshevë: " Ku është kultura dhe Villa Mustafa"

02.Apr.2016 14:16
0
Një grup i të rinjve nga Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka realizuar një aksion përmes së cilit shprehet degradimi i kulturës dhe familjarizimit në komunën e Preshevës, shkruan Titulli.com.

Për shprehjen e pakënaqësisë u vendosën pankartat “KJO ËSHTË SHTËPIA, KU ËSHTË KULTURA? dhe VILLA MUSTAFA” në oborrin e shtëpisë së kulturës dhe ndërtesën e komunës së Preshevës.

 Kryetari i Forumit Rinor të PVD-së,  Leart Hajrullahu tha se këto pankarta paraqesin shkatërrimin e kulturës në vendin e kulturës dhe kapjen  e  komunës nga familja Mustafa.

“Ky aksion na  e bën të qartë se institucionet duhet të jenë të ndara dhe shumë të pavarura, pa interes politik. Në vend që të kemi një kulturë të mirëfilltë ajo fundoset nga udhëheqësi i saj. Ragmi Mustafa po mundohet të e familjarizojë komunën, duke e degraduar me pretekstin mustafian”, theksoi Hajrullahu.

Ky ishte një nga aksionet e  rinisë së PVD-së të cilët po përgatisin edhe aktivitete tjera që shprehin indinjatën e rinisë dhe qytetarëve në përgjithësi të komunës së Preshevës për degradimin e vlerave shoqërore, papunësinë dhe gjendjes së rendë sociale./Titulli.com/

Kamberi: Pjesëmarrja e Luginës në zgjedhjet parlamentare e lidhur me Bashkimin Evropian (video)
Lirohet nga burgu Qëndrim Rexhaj, njëri nga të dënuarit e grupit të Dobrosinit "Lëvizja e Lirë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration