Aksion humanitar "Shporta e Ramazanit" në Bujanoc e Preshevë
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për të tretin vitë me rradhë shoqata humanitare "Kandili Ndriçues" ndërmer aktivitetin e radhës humanitar në ndarjen e ndihmave që do t'i dedikohen jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar si dhe rastëve tjera sociale në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
"Andaj për realizimin e këtij projekti ne kemi nevojë për ndihmën e juaj të dashur bamirës me aq sa të keni mundësi për të kontribuar për lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive nevojtare në komunët tona. Një ndihmë sado e vogël e juaja, një shpresë e madhe për dikë", thuhet në njoftimin e shoqatës "Kandili Ndriçues".
Kjo shoqatë falënderon në emër të kryesis së shoqatës humanitare dhe këtyre kategorive ju jemi mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana e juaj.
Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni në faqën tonë apo në nr: 062/8996558 ( Na kontaktoni për kontributin që ofroni, ne vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)