Aksidenti në Bujanoc, shoferi i autobusit lihet i lirë
Lokale

Aksidenti në Bujanoc, shoferi i autobusit lihet i lirë

08.Oct.2015 10:17
0
Pas mbajtjes dyditore policore në njësinë e paraburgimit në Vranjë, shoferi i autobusit të aksidentuar V.Z. (36) nga Komuna e Bujanocit, është liruar nga mbajtja për t'u mbrotjur në liri.

Drejtuesi i këtij mjeti, i kombësisë shqiptare, ngarkohet me shkaktimin e aksidentit në autostradën Preshevë – Vranjë, në afërsi të Davidovcit, komuna e Bujanocit, më 4 tetor rreth orës 22:30 minuta, kur po barte emigrantrantët nga Qendra e pranimit në Preshevë, raporton Titulli.com.

Në momentin e aksidentit V.Z. po ngiste autobusin e markës “Setra” me targa të Leskocit, kur është goditur me kamionin me targa të Maqedonisë, i parkuar në shiritin e emergjencës në autostradë.

Në këtë aksident të rëndë komunikacioni ka humbur jetën një shtetase e Afganistanit, kurse janë lënduar lehtë dhe rëndë nëntë emigrantë nga vendet e Afrikës dhe Azisë. /Titulli.com/

Benedikt në Preshevë: Gjithçka po funksion mirë, 10 milion euro ndihmë nga komisioni evropian (video)
Treni në Preshevë godet një refugjate nga Siria
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration