Aksidenti me fatalitet në afërsi të Bujanocit, në veturë gjendeshin 5 të rinj të moshës 15-18 vjeçare
Lokale

Aksidenti me fatalitet në afërsi të Bujanocit, në veturë gjendeshin 5 të rinj të moshës 15-18 vjeçare

25.Dec.2020 22:26
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lluqan të Bujanocit të Luginës së Preshevës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Kurse 4 të tjerët besohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, lajmin për mediat lokale e ka konfirnua mjeku kujdestar nga ndihma e shpejtë në Bujanoc, Dejan Stojanoviç.

Ai tha se personave të lënduar menjëherë u është dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për në Spitalin e Vranjës.

Sipas informacioneve në terren një veturë është rrokullisur në rrugën malore që shpije për në Dobrosin, konkretisht rruga Bujanoc-Gjilan.

Raportohet se në veturë gjendëshin 6 të rinj të moshës 15-18 vjeçare.

Valon Murati: Sovraniteti i Kosovës kalon përmes Luginës së Preshevës
Mjeku kujdestar tregon për trajtimin e rastit të aksidentit me fatalitet në afërsi të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration